KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet, vështirësohet situata në Nën Shkodër

Përmbytjet, vështirësohet situata në Nën Shkodër

Situata në zonën e Nën Shkodrës mëngjesin e së enjtes u paraqit më e rënduar se ditët e tjera. Rritja nivelit të ujit i ka bërë të pakalueshme edhe për mjetet e larta, rrugët që të çojnë në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit. Aty ku të përmbytura janë mbi 1000 hektarë tokë, dhe uji ka pushtuar oborret e shumë banesave duke vështirësuar jetën e banorëve.
Përmbytja ka përfshirë edhe ujësjellësin Oblika 1 që ka dalë jashtë funksionit, duke lënë pa ujë të pijshëm mbi 800 banorë. Ndërkohë që rrezikohet të përmbytet edhe ujësjellësi Oblika 2. Për shkak të prurjeve të shumta të lumenjëve Drin, Bunë dhe Kir përmbyjtet e kanë zgjeruar hartën duke përfshirë edhe njësitë e tjera administrative të Bashkisë së Shkodrës. Nën ujë janë Dajçi, Bërdica dhe Guri i Zi, ku përveçëse përmbytjes së qindra hektarëve tokë bujqësore e mbjellë, erozioni po zhduk sipërfaqe të mëdha toke. Zyrtarët e lartë të Bashkisë së Shkodrës po këmbëngulin që autoritetet qëndrore të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Sicred