KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj
Përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj

Përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj

Në Obot prej një jave lëvizja mund të bëhet vetëm me varka. Në të gjithë Njësinë Adminsitrtive Ana e Malit ndodhen 1200 ha tokë në ujë. Kjo është edhe njësia më dëmtuar e zonës së Nënshkodrës . Gjendja sot vashdon të jetë e njëjtë me një ditë më parë. Prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja ka inspektuar paraditen e sotme, gjendjen e OBOTIT të izoluar. Në takimet me banorët ai u percolli atyre angazhimin maksimal të qeverisë për të dhënë ndihmë dhe për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga përmbytje. Edhe Dajçi ka qindra ha ton nën ujë. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe 5 të tjera në fshatin Mushan. Ekipi i zjarrfikësve të Shkodrës po i vjen në ndihmë banorëve të Dajcit. Si pasojë e rritjes së nivelit e liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna në zonën e livadheve në periferi të qytetit të Shkodrës janë të përmbytura rreth 60 hektarë tokë ndërsa në 6 banesa në këtë zonë ka prezencë uji.

Sicred