KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytjet në Stamboll bllokojnë transportin
stamboll, Përmbytjet në Stamboll, bllokojnë transportin

Përmbytjet në Stamboll bllokojnë transportin

Shira të furishëm kanë shkaktuar përmbytje gjatë të enjtes, duke bërë që të bllokohen, rrugët, metrotë dhe nga erërat e fuqishme është mbyllur edhe aeroporti Ataturk duke pezulluar të gjitha fluturimet. Gjithashtu autoritetet kanë mbyllur për shkaqe sigurie edhe tunelin “Euroazia” që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit. Mediat turke raportojnë se transporti publik është ndërprerë dhe kjo ka sjellë bllokimin e qytetit. Stuhia e tmerrshme ka sjellë plagosjen e 10 personave. Gjatë javëve të fundit Stambolli është goditur nga stuhi që kanë bllokuar trafikun dhe kanë pezulluar transportin publik.

Sicred