KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Shkodër, harta zgjerohet në 5000 ha
Shkodër, nis dezinfektimi në zonat e përmbytura

Përmbytjet në Shkodër, harta zgjerohet në 5000 ha

Përkeqësohet edhe më tej situata e përmbytjeve në Shkodër. Sipërfaqja nën ujë është zgjeruar në 5 mijë hektarë, ndërsa qindra shtëpi janë izoluar nga uji, njoftojnë burimet e emergjencave civile. Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejta në disa argjinatura dhe akse rrugore të dëmtuar nga uji. Problem mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm, pasi shumica e ujësjellësave të zonës së Nën-Shkodrës janë jashtë funksionit. OSHE njofton se disa shtylla elektrike janë rrëzuara dhe po përgatitet për të ndërhyrë për riparimin e tyre.
Raporti më i fundit i datës 22 mars bën të ditur se në njësinë administrative Dajç janë 1750 ha tokë e përmbytur. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka prezence uji.
Në rrugen e Dajçit kanë rënë disa shtylla të energjise elektrike dhe nga OSHEE kërkohet ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Jane mbi 300 shtepi te rrethuara nga uji. Kerkohet furnizim me uje te pishem per banoret.
Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 ha tokë të përmbytur. Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 jane jashte funskionit. Kerkohet furnizimi me uje te pijshem per banoret dhe nevojiten çizme te gjata per banoret. Lagjia Gorice eshte totalisht e izoluar. Jane 177 shtepi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave te Ujesjellesit ne Trush si pasoje e permbytjeve eshte jashte funksionit. Jane 100 shtepi te rrethuara nga uji.
Në njësinë administrative Velipojë janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë. Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndersa ne ate te Çasit paraqiten shume probleme.Kerkohet nderhyrje emergjente. Rruga nacionale eshte e pakalueshme. Fshati Luarz eshte pa energji elektrike. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.
Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.
Në qytetin e Shkodrës në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume veshtiresi kalohet me makine ushtrie , ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetem me varke. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Bashkia Shkoder ka bere evakuime te banoreve dhe gjese se gjalle kur jane paraqitur nevoja. Ne kete moment jane 69 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkoder ka bere te mundur edhe levizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afermit e tyre.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate.

Sicred