KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Nënshkodër, ndihmat e para për banorët

Përmbytjet në Nënshkodër, ndihmat e para për banorët

Teksa Nënshkodra vijon të jetë e përmbytur prej 4 ditësh, banorët kanë dhënë sinjalet e para se nevojiten ndihma ushqimore për to por edhe ushqim për bagëtitë. Bashkia e qytetit të Shkodres ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për banorët e njësisë administrative Ana e Malit. Janë 420 pako me ushqime dhe detergjente që janë ndarë për banorët. Ndërmarrja e ujësjellësit është në terren ku me 2 varka po shpërndajnë ujë të pijshëm për banorët e zonës, pasi njësia ana e malit për shkak të prishjes së ujësjellësit ndodhet pa ujë të pijshëm.

Ndërkohë që sot në Njësitë Administrative të përmbytura fatkeqësisht, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë vetëm në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur në 2285 Ha. Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli i ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka. Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli i ujit është rritur shumë. Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km. Bashkia Shkodër dhe emergjencat civile po mbajnë nën monitorim situatën.

Sicred