KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PËRMBYTJET NË INDI – TË PAKTËN 324 VIKTIMA, DHJETRA MIJËRA KANË MBETUR TË BLLOKUAR
Indi, situatë e vështirë në Keral nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

PËRMBYTJET NË INDI – TË PAKTËN 324 VIKTIMA, DHJETRA MIJËRA KANË MBETUR TË BLLOKUAR

Të paktën 324 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetin Kerala në Jug të Indisë. Qindra trupa ushtarake, dhjetra barka dhe helikopterë janë angazhuar nnjë operacion për të evakuar banorët nga ajo që zyrtarët e quajnë si përmbytja më e keqe e një shekulli. Shumë persona besohet të kenë ngecur në catitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Kryeministri i vendit, Narendra Modi, shkoi në disa nga zonat më të prekura për të parë nga afër situatën si dhe u takua me zyrtarë shtetërorë për të diskutuar masat. Ndërkohë, më shumë se 223 mijë përsona nga mbetur pa shtëpi dhe janë strhuar në kampe emergjence. Shirat që zgjatën për javë të tëra shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash ndërkohë situata pritet të përkeqësohet pasi këtë të shtunë dhe të dielën janë parashikuar edhe erëra të forta. Të paktën 1 mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i sezonit të shirave në Indi, i cili nisi në muajin qershor.

Sicred