KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Përmbytjet në Fier, fermerët e Kafarajt kërkojnë mbështetje nga shteti

Përmbytjet në Fier, fermerët e Kafarajt kërkojnë mbështetje nga shteti

Fermerët e Kafarajt në Fier, kërkojnë mbështetje shtetërore për dëmet e shkaktuara në bujqësi. Dy përmbytjet e njëpasnjëshme gjatë muajve të fundit, u kanë shkatërruar çdo gjë, dëmshpërblimi për kulturat bujqësore janë parashikuar vetëm në rastet kur shpallet emergjenca civile.
Fermerët e Kafarajt kanë protestuar sërish të hënën, duke pretenduar se pushtetit vendor dhe qeveria po qëndrojnë indiferentë ndaj dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga përmbytjet e dhjetorit e të shkurtit.
Një vendim i qeverisë shqiptare “Për Kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Ndihmës Shtetërore Financiare për Mbulimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësi Natyrore ose Fatkeqësi të tjera të Shkaktuara nga Veprimtaria Njerëzore” ka një hapësirë për interpretim ligjor. Sipas saj vlerësimi i dëmeve sipas rastit, mund të përfshijë dëmet në struktura private banimi, në orendi dhe pajisje, në infrastrukturë, në biznese, në kultura bujqësore e blegtorale, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, si dhe në objekte social-kulturore. Por deri tani duket se e vetmja ndihmë për fermerët do jetë falja e taksës se tokës bujqësore për këtë vit. Bashkia e Fierit ka propozuar faljen e kësaj takse e cila ështe në vlerën 5600 lekë për dynym.
Në muajin dhjetor nga bilanci në rang vendi, gjysma e sipërfaqes së përmbytur është në qarkun e Fierit, rreth 5000 hektarë si dhe 383 shtëpi dhe 3 shkolla të dëmtuara, ndërsa ende nuk ka një shifër për dëmet e në fillim të shkurtit.

Sicred