KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet, kryeministri Rama ndjek situatën në terren
Përmbytjet, kryeministri Rama ndjek situatën në terren

Përmbytjet, kryeministri Rama ndjek situatën në terren

Për të dytën ditë me rradhë kryeministri Edi Rama po ndjek nga afër situatën në zonën e Fierit një nga më të goditurat nga përmbytjet e orëve të fundit. Ai vizitoi fshatin Ferras i cili po evakuohet masivisht. “Situata ishte shumë e frikshme sepse e tejkaloi vitin 2015” pranoi zoti Rama. “Ishte një sprovë e madhe, por ndërhyrjet treguan dobishmërinë e tyre” shtoi ai. Kryeministri sugjeroi ndërhyrjet intensive aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes për të siguruar imunitet në rast përkeqësimi të situatës. Më pas ai ka shkuar edhe në Novoselë.
Ndërkaq Emergjencat Civile e përshkruajnë situatën në zonën e Fierit dhe të Vlorës me rrezikshmëri të madhe. Në afërsi të urës së Mifolit, lumi i Vjosës ka çarë argjinaturën dhe ujrat po përmbytin fshatrat Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull. Të paktën 300 banesa dhe 1300 ha tokë janë përmbytur.
Sipas Emergjencave civile 710 forca dhe 152 mjete ndodhen në terren.
Në aksin Tepelenë – Gjirokastër, po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë.
Në terren ndodhen edhe punonjësit e OSHEE. Ata po punojnë për të stabilizuar gjendjen nënënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Sipas të dhënave 45,000 abonentëve në të gjithë vendin ju mungon energjia.

Sicred