KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet, KMSH organizon “Xhumaja e Solidaritetit”
Përmbytjet, KMSH organizon “Xhumaja e Solidaritetit”

Përmbytjet, KMSH organizon “Xhumaja e Solidaritetit”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë lajmëroi fushatën “Xhumaja e Solidaritetit”, në mbështetje të banorëve të zonave që u dëmtuan javën e kaluar nga reshjet e mëdha të shiut e përmbytjet dhe gjenden në vështirësi.
Ne e ndjejmë si detyrim moral, fetar dhe qytetar që të gjendemi pranë njerëzve në nevojë, dhe situata të tilla fatkeqësish natyrore duhet të na shtyjnë të jemi edhe më solidar me vëllezërit tanë në vështirësi, bëhet e ditur në një njoftim të komunitetit. Të gjithë myftinjtë, imamët dhe stafi ynë, gjatë faljes së të Premtes, do tu bëjnë thirrje besimtarëve nëpër të gjitha xhamitë e vendit që të kontribuojnë me sa të kenë mundësi për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në para, ushqime, veshmbathje, orendi shtëpiake etj. Lajtmotivi i ligjëratave këtë të premte në të gjitha xhamitë e vendit do të jetë: “Mirësitë e kontributit dhe solidarizimit për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.
Menjëherë pas mbledhje së fondeve dhe ndihmave të tjera materiale, do të fillojë shpërndarja nga ana e strukturave të institucionit në zonat që paraqesin nevojat më emergjente për ndihmë në koordinim edhe me shtabet e emergjencave, njofton Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

(Visited 25 times, 1 visits today)
Sicred