KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kolumbi, 270 të viktima

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kolumbi, 270 të viktima

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dherave nga përmbytjet masive dhe moti i keq në Kolumbi. Mediat ndërkombëtare raportojë se 270 persona kanë humbur jetën, ndërsa 203 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përmbytjet në të paktën 17 lagje të qytetit Mokoa me 45.000 banorë. Në mesin e viktima janë edhen 62 fëmijë, prej të cilëve janë identifikuar vetëm 34. Reshjet e dendura të shiut përmbytën qytetin e Mokoâ në jug-perëndim të vendit, duke sjellë me vete baltë, gurë, pemë dhe shumë mbetje të tjera. Lagje të tëra janë varrosur totalisht dhe shumë të tjera janë boshatisur pas evakuimit të banorëve. Presidenti Juan Manuel Santos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në rajon dhe fluturoi në zonat e prekura për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit. Forcat ajrore kolumbiane vazhdojne operacionet ndihmave për banorët që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike, pa veshje e ushqime, apo edhe pa medikamente.

Sicred