KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytje në Indi, humbin jetën 37 persona

Përmbytje në Indi, humbin jetën 37 persona

Të paktën 37 persona humbën jetën pas shirave që shkaktuan përmbytje masive në Indinë veriore. Mësohet se përveç dëmeve në jetë njerëzisht dhe ato materiale janë të mëdha, autoritetet po përgatiten për momente edhe më dramatike nga sezoni i musoneve. Sipas Tgcom problematike paraqitet situata në shtetin Uttar Pradesh, ndërsa parashikohet që për 48 orët e ardhshme intensiteti i reshjeve të rritet. Po ashtu bëhet e ditur se shumica e viktimave u regjistruan në Agra, në qytetin ku ndodhet dhe mauzola monumentale, Taj Mahal.

Sicred