KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytje katastrofike në Hjuston

Përmbytje katastrofike në Hjuston

Qyteti amerikan i Hjustonit është nën kthetrat e stuhisë më të madhe që ka goditur ndonjëherë shtetin e Teksasit, pjesë e të cilit ai është. Pas kalimit të Uraganit Harvi, një sasi rekord reshjesh në nivelin e 75 centimetrave ka rënë mbi këtë qytet, duke i kthyer rrugët në lumenj. Në një periudhë njëjavore, në këtë zonë pritet të bjerë sasia vjetore e shiut. Shumë shkolla janë mbyllur, ashtu sic janë mbyllur dhe dy aeroportet kryesore, ndërsa autostradat janë nën mbretërimit total të ujërave. Spitalet janë evakuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth 2 mijë persona janë shpëtuar nnë Hjuston dhe rrethinat e tij. Ka raportime për të vdekur në autmojetet e përmbytura, por hetimet po vijojnë në këtë drejtim. Një azil pleqsh në Dikinson, rreth 50 kilometra në juglindje të Hjustonit, është evakuar përmes helikopterëve pas publikimit të një fotoje ku dukeshin gra të moshuara që rrinin të ulura ndërsa uji u kishte shkuar në brez. Ndërkohë, ka shkuar në pesë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia tropikale Harvi në Teksas. Shërbimi kombëtar i Motit është shprehur se kushtet janë të papreçedenta. Harvi filloi si një uragan i kategorisë katër, por më pas u kthye në një stuhit tropikale. Ajo po lëviz ngadalë dhe pritet të jetë mbi Teksas deri në mesin e kësaj jave. Ashtu sic Hjustoni, edhe qyteti Ishull i Galveston-it është goditur nga përmbytjet katastrofike gjatë natës.

Sicred