KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytja në Kashar, banorët replikojnë me ministrin Xhafa

Përmbytja në Kashar, banorët replikojnë me ministrin Xhafa

 

Ajo çfarë përmbytjet lanë pas në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Kasharit janë vërtetë drithëruese. Makina, banesa dhe biznese mes llumit, baltës dhe inerteve shihen gjithandej. Kjo është përmbytja e dytë në harkun kohor të një viti ndaj dhe banorët dhe bizneset janë shumë të irrituar, pasi sipas tyre askush nga shteti nuk ka marrë masa.

Situata e krijuar ka qenë mjaftë e vështirë për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj me të cilin banorët komunikuan me tone të forta. “Policia na mbyti, hoqi bordurat dhe na mbyti” i thanë ata ministrit. “Ju kërkoni taksa, po ku ti gjejmë lekët? Hajdutë të bëhemi” shtoi një tjetër banor.

Ministri Xhafa tha se brenda mundësive janë marrë masa për të zgjidhu situatën veçmas për makinat e bllokuara nga uji.Ai tha se Policia Rrugore ka marrë përsipër kostot e transferimit të automjeteve të dëmtuara. Zoti Xhafaj u ndal edhe nga banorë të zonës të cilët i kërkuan ndihme personale ministrit pasi institucionet vendore sipas tyre nuk i janë përgjigjur. Por kishte edhe nga ata qe ja shprehën në sy zotit Xhafa se ai nuk mund ti ndihmonte.

Sicred