KRYEFAQJA » LAJME » Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në të dhënat e Hipotekës
Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në të dhënat e Hipotekës

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, akses online në të dhënat e Hipotekës

Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror do të ketë akses online në të dhënat e hipotekës, në regjistrin elektronik të pasurive. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Pirro Lutaj. Marrëveshja është një procedurë që iu vjen në ndihmë qytetarëve, të cilëve u shkurtohet, madje iu minimizohet totalisht koha e marrjes së shërbimit përmes këtij bashkëpunimi on-line mes dy institucioneve, gjë që përbën një lehtësi shumë të madhe për të gjithë individët.