KRYEFAQJA » LAJME » Përllogariten dëmet e përmbytjeve nga ujërat e Vjosës

Përllogariten dëmet e përmbytjeve nga ujërat e Vjosës

Në Fier dhe Vlorë prej dy ditësh grupe vlerësimi kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të përllogaritur dëmet në zonat e përmbytura nga ujërat e Vjosës. Grupet e verifikimit të dëmeve përbëhen nga inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga njësitë administrative, përfaqësues të Emergjencave Civile, të bashkisë si dhe kryepleqtë e fshatarave. Gjatë komunikimit mes banorëve dhe autoriteteve ka edhe pakënaqësi. Një grua thotë se ka të pamunduar ta mbajë fëmijën e porsalindur në konvikt ku i ofrojnë emergjencat të strehohet për momentin. “Është skandal” thotë ajo. “Shteti të veri dorë e të më shpërnguli njëherë e përgjithmonë” ston më tej ajo. Një tjetër banor thotë se dëmi nga përmbytjet është i madh dhe për këtë ata kanë dokumente. Por komisioni nuk i ka marrë për bazë.
Bie në sy një fakt që ka shumë ura të dëmtuara, që është e pazakontë në raport me emergjencat e mëparshme dhe kjo lidhet me faktin se furia ka qenë shumë e madhe, ka pasur volum dhe shpejtësi të madhe, gjë që i ka bërë urat të parezistueshme.
Ndërsa ndihmat e para nga Kosova dhe vende të tjera kanë mbërritur për tu shpërndarë për banorët e Ferrasit dhe Dërmenasit. Biznesmenët nga Kosova kanë nisur drejt Shqipërisë një sasi ndihme prej 170 ton, kryesisht ushqim për blegtorinë. Të ngarkuar në 15 kamionë, sot paradite kaluan doganën e Morinit me destinacion Vlorën me rrethinat, Fierin etj atje ku autoritet e emergjencave të Shqipërisë mund të adresojnë. Më herët Kosova ka dërguar në zonat e përmbytura edhe grupe specialistësh të emergjencave si dhe asistencë teknike. Ndihmat kanë ardhur në bazë të kërkesës së prefektures dhe pushtetit vendor.

Sicred