KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”
Përkujtohet themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”

Përkujtohet themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”

Sot mbushen 73 vjet nga themelimi i shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, një nga qendrat kryesore të edukimit të ushtarakëve shqiptare. Ajo është inguruar më 28 mars të vitit 1945, pak muaj pasi Shqipëria ishte çliruar nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Presidenti Ilir Meta duke folur në cermoninë e rastit vlerësoi maksimalisht kontributin e kësaj shkolle, ku studiuan mbi 33 mijë të rinj shqiptarë. “”Skënderbegasit”, tha kreu i shtetit, kudo ku kanë qënë, kanë qënë njerëz me personalitet e integritet dhe janë promovuar kudo në detyrat e ndryshme. Mirënjohje për të gjithë “Skënderbegasit”, nxënësit dhe mësuesit, që me dashurinë e tyre bënë që kjo shkollë të ishte dhe të mbetej një nga shtyllat më të forta të atdhedashurisë dhe patriotizmit” u shpreh presidenti Ilir Meta.
Shkollën e Bashkuar e kanë drejtuar ushtarkë që për kontributin e tyre ndër vite kanë merituar gradat më të larta ushtarake. Shumë prej tyre kanë marrë pjesë edhe në operacionet paqeruajtëse në vende te ndryshme të botës ku Shqipëria është rreshtuar si pjestare e NATO-s.