KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet sot masakra e Srebrenices në Bosnje Hercegovinë

Përkujtohet sot masakra e Srebrenices në Bosnje Hercegovinë

Përkujtohet sot masakra e Srebrenices në Bosnje Hercegovinë. Një muze është ngritur për të kujtuar krimet e bëra në këte vend pikërisht në korrikun e vitit 1995 ku mbeten të vrarë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet. Muzeu i Gjenocidit ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Batalionit Hollandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së në Bosnje dhe Hercegovinë. Në një sipërfaqe prej 900 metra katrorë, ka 26 dhoma me tregime që lidhen me ngjarjet e korrikut 1995. Ecja nëpër korridorin e Muzeut aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale të bëra nga oficeri i Batalionit Hollandez më 11 korrik. Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” , e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

Sicred