KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet sot 20-vjetori i rënies së Adem Jasharit

Përkujtohet sot 20-vjetori i rënies së Adem Jasharit

Një ceremoni përkujtimore, homazhe e kurora me lule …kështu është përkujtuar edhe në Tiranë 20 vjetori i rënies heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Përfaqësues të qeverisë së Kosoves, bashkisë së Tiranes dhe organizatave të veteranëve të kësaj lufte u gjenden pranë bustit të komandant Jasharit në Tiranë për të nderuar qëndresën e pashembullt heroike të Jasharëve në Prekaz që u mbyll pas 3 ditë luftimesh me 56 të flijuar të kësaj familjeje, burra, gra e fëmijë. Për Beqir Hajzeraj, luftëtar i UÇK, shembulli i komandant Adem Jashari, është mesazh kumbues në historinë e shqiptarëve. Këtë ditë e përkujton çdo vit, edhe Bardhyl Llagami, babai i komandant Shpendit, djaloshit nga Tirana që iu bashkua UÇK dhe u flijua për lirinë e Kosoves. Krahas kësaj ceremonie kjo datë u përkujtua në Tiranë edhe me një akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe dëshmoreve të rënë për lirinë e Kosoves.

Sicred