KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës
Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës

Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës

Shqipëria përkujton sot 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, simbol botëror i ndihmës dhe respektit ndaj të varfërve.
Nënë Tereza, emri i vërtetë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur nga prindër shqiptarë në vitin 1910 në Maqedoni në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë me rreth 20 murgesha në vitin 1950 për të ndihmuar të varfërit në rrugët e Kalkutës dhe urdhëri i saj fetar u përhap në të gjithë botën. Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, duke u bërë edhe shqiptarja e parë me këtë çmim.
Papa Françesku e ka shpallur atë shenjtore pasi ka njohur mrekulline e kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.

Sicred