KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet gazeta “Studenti”
Gazeta, Studenti

Përkujtohet gazeta “Studenti”

Ish-studentët kujtojnë ish-Gazetën e tyre “Studenti” plot 50 vite pas themelimit të saj, edhe pse kohëzgjatjen Gazeta Studenti e pati 27 vite, nga viti 1967 deri në vitin 1994. Janë bërë bashkë ish-drejtues të gazetës, gazetarë të njohur, të cilët dikur kanë qenë studentë, e kanë trokitur për të shprehur publikisht idetë e tyre së pari në gazetën kryesore për ta, për të bërë aty sprovat e para, e për t’u maturuar hap pas hapi në tregun më të gjerë mediatik, deri në drejtimin e mediave shqiptare. Por të pranishëm edhe studentë të gazetarisë, për të njohur edhe ata historinë e kësaj gazete që provoi edhe kalimin në sistemin pluralist, ku promotorë qenë vetë studentët. Një histori e rrëfyer nëpërmjet një dokumentari të shfaqur si premierë.

Sicred