KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet disidentja Musine Kokalari, në pritje të kthimit në shtëpi muze

Përkujtohet disidentja Musine Kokalari, në pritje të kthimit në shtëpi muze

Kjo është ajo çfarë ka mbetur prej shtëpisë 120 vjeçare të disidentes antikomuniste Musine Kokalari. Shtëpia e premtimeve apo ndërtesa e kategorisë së parë që i ka takuar vite të tëra të shëndrrohej në banesë muze. Por viteve të rrënimit pas djegies së kësaj ndërtese, i janë shtuar edhe premtimet e shumta të autoriteteve për ta lënë atë në gjendje të degraduar.

Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, një prej dosjeve të para që hapi, ishte pikërisht ajo e grupit ku bënte pjesë edhe Musine Kokalari. Ky autoritet dhe Muzeu “Musine Kokalari” organizuan një simpozium për figurën e disidentes. Risia e ketij simpoziumi ishte prania e të rinjve të cilët për herë të parë po punojnë për editorialin “ Musine Kokalari në wikipedia Shqip”

Por ajo çka bie ndesh me aktivitetet të cilat kujtojnë e rikthejnë vëmendjen në historinë për njohjen e disidentes Musine Kokalari, projekti për restaurimin e banesës së saj ende ka mbetur në letër. Mbesa e disidentes shpreson që banesa e Kokalarit të kthehet në muze një ditë.

Musine Kokalari u arrestua në vitin 1944, si themeluese e Partisë Social-Demokrate por edhe si një kundërshtare e fortë e ideologjisë dhe regjimit diktatorial, sidomos me publicistikën e saj. Pas egzekutimit të dy vëllezërve, Musineja nisi një kalvar të gjatë gjyqesh politike të inskenuara dhe të montuara që e dënuan atë me 20 vite burg e mandej edhe me 22 vite internim. Pas këtij kalvari vuajtjesh në vitin 1981 asaj nuk iu dha e drejta nga autoritetet të kurohej prej kancerit në spital, dhe gjeti vdekjen në mjerim.

Sicred