KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet akademiku Kolec Topalli

Përkujtohet akademiku Kolec Topalli

Një jetë me brenga dhe vuajtje si ajo e akademik Kolec Topallit, është konsideruar edhe si jeta e sizifit të gjuhësisë shqiptare prej shkrimtarëve shqiptarë. Për ta përkujtuar në 80 vjetorin e tij të lindjes, miqtë me të cilët ai ndau qetësinë dhe profesionalizmin e tij të pamasë, u mblodhën në promovimin e kujtimeve të profesor Kolec Topallit.
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit e solli këtë libër memuar pikërisht në ditën kur profesor Kolec Topalli do të mbushte 80 vjeç. Shkrimtarët dhe studiuesit thonë se vepra dhe publicistika e tij është një nga më profesionalet dhe më të rëndësishsmet e lëmit të gjuhësisë shqiptare. Akademiku Kolec Topalli është autor i mbi 20 librave me studime gjuhësore. Një ndër veprat e fundit të tij dhe më të rëndësishmet e karrierës është “Fjalori etimologjik i gjuhës Shqipe”.

Sicred