KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 97 vjetori i Kongresit të Lushnjes
Nisma: Kongresi i Lushnjës, të shpallet si Festë Zyrtare Kombëtare

Përkujtohet 97 vjetori i Kongresit të Lushnjes

Lushnja ka përkujtuar të shtunën 97 vjetorin e Kongresit Kombëtar,  i konsideruar akti themelor kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Kongresi u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920,  në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në të u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje qytetarë, deputetë të Lushnjës, përfaqësues të qeverisë kryen vizita në shtëpinë muze ku u mbajt kongresi. Ministrja e zhvillimit urban  Eglantina Gjermeni, e vlerësoi kongresin si ngjarja më e madhe në shtetformimin shqiptar. Zonja Gjermeni u zotua që 100 vjetori i këtij kongresi do ta gjejë Lushnjën më të zhvilluar. Ndërsa kreu i bashkisë së Lushjës Fatos Tushe në fjalën e tij theksoj se pushteti vendor do të vazhdojë të hulumtojë për të nxjerrë nga pluhuri i harresës dhe për të vlerësuar figurat dhe familjet lushnjare të cilat kanë kontribuar në periudha të ndryshme pas shpalljes së pavarësisë.

Sicred