KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » PËRKUJTOHET 87 VJETORI I LINDJES SË DRITERO AGOLLIT; RUÇI: DRITËROI, SHENJT I LETRAVE SHQIPE

PËRKUJTOHET 87 VJETORI I LINDJES SË DRITERO AGOLLIT; RUÇI: DRITËROI, SHENJT I LETRAVE SHQIPE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi në festën e 87 vjetorit të Dritëro Agollit,në Menkulas. Me ftesë te Bashkisë së Devollit dhe Shoqatës “Devolli”, ne vendlindjen e Dritëroit, Menkulas, u organizua një festë në nderim të këtij patriarku të kulturës shqiptare, në 13 tetor, ditën e tij të lindjes. Në këtë aktivitet ishin edhe deputetët Spartak Braho, Edlira Bode, Ilir Xhakolli, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe personalitete të tjerë.

Në përshëndetjen e tij, Kryetari i KuvenditGramoz Ruci, shprehu vlerësimet, ndjenjat dhe nderimin e thellë për veprën letrare, kontributin shoqëror e politik dhe përmasat e pakrahasueshme njerëzore të Dritëro Agollit, mikut, kolegut dhe shkrimtarit, kaq shumë të admiruar.

“Dritëroi është ndër diamantet, jo vetëm të letërsisë e kulturës, por të botëve shqiptare të të gjitha kohrave.Dritëroi u bë shenjt i botës së letrave shqipe.Dritëroi është deputeti më jetëgjatë, rreth 30 vjeçar, në të dy kohrat dhe rrallëkush si Ai i dhuroi fisnikëri sallës së mërzitshme të parlamentit.Shkrimtari dhe politikani Dritëro u ngjizën në simbiozë dhe rrallëkush si Ai guxoi që me veprën e vet të na tregojë “Shqipërinë alternative”, si nën totalitarizëm, ashtu edhe në demokraci.  Dritëroi është borizani që u priu socialistëve shqiptare drejt shndërrimit në një forcë politike e demokratike të majtë dhe i inspiroi atë të bëhen partia më progresiste e vendit. Por edhe nëse dikush një ditë do ta arrijë shkrimtarin Dritëro Agolli, nëse dikush do ta konkurrojë në vlera politikanin Dritëro Agolli, askush nuk do të mund të arrijë Njeriun e mirë dhe të madh Dritëro Agolli,” -u shpreh ndër të tjera kryeparlamentari Ruçi.

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit te shquar, shprehu mirënjohjen për të gjithë dashamirësit dhe miqtë e Dritëroit dhe falenderoi organizatorët e kësaj feste të bukur.Në përfundim të festës, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi,vizitoistendat me produktet ushqimore dhe tradicionale të fermerëve të zonës.

Sicred