KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 60 vjetori i organizatës së veteranëve të LANÇ

Përkujtohet 60 vjetori i organizatës së veteranëve të LANÇ

Në Tiranë u përkujtua 60 vjetori i krijimit të organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në shumicë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar ishin ish partizanë, trashëgimtarë, por edhe përkrahës të LANÇ. Folësit përshëndetën të pranishmit e shumtë me thirrjen që të mbrohet trashëgimia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Të gjithë ata burra apo gra që vendosën që Shqipëria të ishte në krahun antifashist botëror bënë një zgjedhje politike. Zhvillimet e mëpasme shtetërore dhe politike pas çlirimit të Shqipërisë lidhen edhe me LANÇ” tha Petro Koçi zëvendësministër i mbrojtjes. Sipas tij edhe sot LANÇ mbetet një debat politik shumë i nxehtë.
Organizata e veteranëve të LANÇ u krijua më 20 korrik të vitit 1957, 13 vjet pas çlirimit të Shqipërisë, ngjarje e cila mbeti në histori si “Dita e veteranit”.

Sicred