KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
17 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët ende të pakënaqur

Përkujtohet 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Si sot 16 vite më parë, në 13 gusht të vitit 2001, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila u konsiderua si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.
Marrëveshja u arrit me ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve që ndodhën në vitin 2001 për të promovuar zhvillimin e qetë dhe harmonik, duke respektuar identitetet etnike dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.
Disa nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit ishin: Ndalimi i armiqësisë pas luftës dhe çarmatosja, ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
, garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial te Maqedonisë, konfirmimi i karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase apo mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë në pushtetet qendrore dhe lokale, arsimi i dhe përdorimi i gjuhëve zyrtare ku çdo gjuhë që flitet nga 20 përqind e popullsisë quhet zyrtare, shprehja e identitetit etj. Por ato lënë ende shumë për të dëshiruar.

Sicred