KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Përkujtohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Përkujtohet 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shqiptarët kudo ku janë, përkujtojnë sot 10 qershorin e vitit 1878, ditën e mbajtjes së Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së tyre. Ajo konsiderohet si lëvizja e parë e madhe shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut, që synonte bashkimin e Shqipërisë. “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” është një nga deklaratat e famshme të rilindasit Abdyl Frashëri.
Në Prizren u organizua sot vënia e gurthemelit të shtatores së udhëheqësve të qeverisë të Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni (kryeministër), Abdyl Frashëri (Ministër i Punëve të Jashtme) dhe Sulejman Vokshi (Ministër i Mbrojtjes). “Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” tha presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me këtë rast.

Sicred