KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohen specialistët kinezë
Përkujtohen specialistët kinezë

Përkujtohen specialistët kinezë

Me rastin e festës tradicionale Kineze “Qingming Jie”, Ditës së Përkujtimit të të vdekurve, Ambasada Kineze në Tiranë organizoi sot në varrezat e Sharrës një ceremoni në nderim të specialistëve kinez, të cilet kanë humbur jetën gjatë viteve të ndihmës së Kinës për Shqipërinë.
Të pranishëm ishin Ambasadorja e Republikës Popullore të Kines në Shqiperi Jiang Y , përfaqësues nga Ministria e Jashtme, RTSH, Shoqata Kulturore Shqipëri-Kinë, Shoqata e Miqësisë etj.
Mes emrave që ranë në krye të detyrës, spika ai i Can Pao Y, i cili ra në vitin 1971 gjatë punës për montimin e kullës së antenës së TVSH në Dajt. Të pranishmit vlerësuan miqësinë tradicionale mes dy vendeve, si dhe kontributin e specialistëve kinezë në ndërtimin e shumë veprave të rëndësishme në Shqipëri.

Sicred