KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “”Përkthimi” i rritjes ekonomike në mirëqënie”, libër i Prof. Kosta Barjaba

“”Përkthimi” i rritjes ekonomike në mirëqënie”, libër i Prof. Kosta Barjaba

Rritja e ekonomike dhe ndikimi i saj në mirëqënien e një vendi, është ndër temat më të diskuruara prej vitesh sot në botë. Në Shqipëri profesor Kosta Barjaba, duke ju referuar këtyre debateve, sjell së fundit librin “”Përkthimi” i rritjes ekonomike në mirëqënie”.Sipas tij ai bazohet në rimodelimin e sistemit ekonomik dhe rithemelimin e sistemit të mirëqënies, si dhe disa asimetrive në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë. Zoti Barjaba vëren se vendi ka hyrë në një rritje ekonomike të qëndrusheme.

Profesor Arben Malaj thotë se kjo rritje ekonomike kërkon më shumë mbështetje nga shteti për tu dhënë impuls qarqeve intelektuale dhe  ekspertëve të fushës. Ndërsa sipas profesor Adrian Civici rritja është 6 përqind, por ajo duhet të jetë cilësore. Deputeti i PS Eduard Shalësi i zgjedhur së fundi ministri i sipërmarrjes shprehet për nevojën e bashkëpunimit.

Por sa e vërtetë është në terma konkret rritja ekonomike e Shqipërisë? Qeveria thotë se është 3.4 përqind dhe shpreson që viti 2018 të mbyllet me 4 përqind. Opozia nga ana e saj thotë se shifrat janë fiktive. Ndërsa FMN dhe BB deklarojnë për shifra më të ulta se 4 përqind. Por duhet pranuar se ritmet e rritjes se ekonomisë në Shqipëri janë të ulta. Me këto ritme vendi do të arrijë nivelin e aktual të e vendeve europiane, të paktën për mbi 6 dekada.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com