KRYEFAQJA » LAJME » Përkeqësohet situata në nën Shkodër

Përkeqësohet situata në nën Shkodër

Situata pas përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës është përkeqësuar. Nga 1400 hektarë që ishin të përmbytura 1 ditë më parë, këtë të martë nën ujë janë mbi 1850 hektarë. Në njësinë administrative Dajç përmbytja ka shkuar në 450 hektarë. Kalimi nga fshati Shirq për në Darragjat bëhet i mundur vetëm me mjete të tonazhit të lartë, ndërsa për fermerët nuk ka më të mbjella, ato janë zhytur nën ujë. Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Edhe në njësinë administrative Ana e malit situata është përkeqësuar. Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Ujësjellsi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Në njësinë administrative Rrethina, në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

(Visited 21 times, 1 visits today)