KRYEFAQJA » LAJME » Përkeqësohet moti, borë mbi 500 m, kujdes në qarkullimin rrugor!

Përkeqësohet moti, borë mbi 500 m, kujdes në qarkullimin rrugor!

Mbremja e së shtunës ka rikthyer reshjet e borës në lartësine mbi 500 m. Sipas Emiriola Velia në aksin rrugor Fushë Dukagjin – Tuneli i Kalimashit, trashësia e borës shkon në lartësinë 20 cm. Edhe aksi rrugor Kukës Bajram Curri është i qarkullueshëm e pa probleme.
Si rezultat i reshjeve të shumta, në Bashkinë e Kukësit është bllokuar njësia administrative Arrën, si dhe fshati Lojme, ndërsa aksi Kukës-Shishtavec kalohet me zinxhirë.
Veë problemeve në rrugë, bora ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Ajo mungon në Njësinë Administrative Grykë-Caje të Bashkisë së Kukësit, njësisë administrative Golaj të Bashkisë Has dhe në njësisë administrative Bytyq të Bashkisë së Tropojës.
Reshje të dendura bore ka edhe në qarkun e Korçës duke vështirësuar qarkullimin në aksin Boboshticë – Dardhë. Trashësia e borës arrin deri në 35 cm në zonën e Bigllës, aty ku edhe lartësia mbi nivelin e detit është më e madhe. Qarkullimi në këtë zonë kryhet vetëm me zinxhirë, megjithëse në terren janë tri borëpastruese që janë duke punuar për pastrimin e të gjithë aksit dhe kriposjen e rrugës. Zyra e Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës bën të ditur se probleme për shkak të borës ka në fshatrat e Devollit të Sipërm si Sinicë, Arrëz e Nikolicë. Megjithë reshjet e borës dhe vështirësitë në qarkullim janë të shumtë turistët e vizitorët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në fshatin turistik të Dardhës, çka ka bërë që edhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore, por edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, sektori Korçë, të vijojnë papushim punën në terren për të normalizur qarkullimin e mjeteve.

Para Mbrapa
[tie_slid  [/tie_slide]
 
Para Mbrapa
Sicred