KRYEFAQJA » LAJME » Përkeqësimi i kushteve të motit në qarkun e Shkodrës

Përkeqësimi i kushteve të motit në qarkun e Shkodrës

Përkeqësimi i kushteve të motit në Qarkun e Shkodrës, kanë bërë që Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile të vendosë për intensifikimin e masave për përballimin e situatës. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi bëri të njohur se nga inspektimi i situatës vihet re një rritje e hartës së përmbytjeve. “Rritja e niveleve në basenin e Drinit, Bunës dhe Liqenin e Shkodrës ka shkaktuar edhe rritje të hartës së përmbytjeve. Si rrjedhojë sipërfaqja totale nën ujë e përmbytur ka arritur rreth 4600 ha” tha zonja Mesi.
Përballë kësaj situate zëvendëskryeministrja Mesi bëri të njohura vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Komitetit të Emergjencave Civile. Sipas saj janë përcaktuar kapacitetet njerëzore dhe logjistike në ndihmë të zonave të përmbytura, krahas atyre të alokuara. Qeveria ka vendosur të shtojë furnizimet me bazë ushqimore, ujë të pijshëm, ndërsa në zonat e përmbytura rekomandoi mospërdorimin e ujit të ujësjellësit. Zonja Mesi tha se do shtohen forcat njerëzore në ndihmë të banorëve. Së shoejti do të vlerësohen dëmet dhe do të merren masat e mëtejshme.
Zëvendëskryeministrja Mesi bëri të njohur se për përballimin e kësaj situate janë angazhuar 373 efektive të forcave të armatosura me mjete të kalueshmërisë së lartë, ndërsa në gadishmëri për të ndërhyrë janë edhe 150 forca nga Poolicia e Shtetit. Prefektura e Shkodrës është mbështetur gjatë kësaj periudhe edhe me bazë ushqimore e ujë të pijshëm sipas nevojave të banorëve.

Sicred