KRYEFAQJA » LAJME » Perimet e Lushnjes me hormone? AKU : Asnjë rast i tillë

Perimet e Lushnjes me hormone? AKU : Asnjë rast i tillë

Në pikun e prodhimit të perimeve në Lushnjë është rikthyer shqetësimi i trajtimit të tyre me hormone dhe stimulues. Por për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Fier, alarmi i ngritur në një emision investigativ nuk qëndron. Ata pohojnë se që nga marsi janë kryer analiza të rregullta dhe në asnjë rast tek perimet nuk janë konstatuar elemente të rrezikshëm: “Ne kemi marrë mostra i kemi çuar në ISUF dhe nuk kemi konstatuar asnjë rast të cilet kanë mbetje të tilla ne keto lloj produktesh. Kete e kemi vertetuar dhe do e vertetojmë edhe me marrjen e mostrave sot” tha drejtori i AKU-së Fier Frederik Çuko. Drejtori i AKU-së është i bindur se edhe mostrat e marra sot, do të rezultojnë të pastra, ndaj paralajmëron kallëzim penal ndaj fermerëve që kanë pranuar në media se përdorin hormone për rritjen e perimeve: : “Këtë çështje ne do ta ndjekim do ta çojmë në prokurori dhe fermeri apo tregtari që është prononcuar dhe që ka thënë që kemi përdorur stimulantë apo elemente të tjera shtesë për të stimuluar rritjen apo pjekjen e këtyre produkteve do të përgjigjet para organeve kopetente ku do deklaroje se ku i ka marrë kto stimulantë, ku i ka përdorur dhe pse i ka përdorur”. Ndërsa fermerët “ topin e pasojnë” tek kontrolli i subjekteve që tregtojnë pesticide e produkte të tjera për bujqësinë: “Ne nuk i marrim fshehtas nëpër xhepa ato ilaçet që hedhim, aty në dyqanet tuaja i blejmë, shkoni atje e kontrolloni.Ne e blejmë çdo gjë, plehrat të gjitha, këto nuk jane të kontrolluara ?Kush i kontrollon, ne do ti kontrollojmë’ shprehen tregtarët.

Sicred