KRYEFAQJA » LAJME » Përgjysmohet tarifa e bachelor-it; Rama: Dialogu zgjidh problemet në Universitete

Përgjysmohet tarifa e bachelor-it; Rama: Dialogu zgjidh problemet në Universitete

Kryeministri Edi Rama, dialogoi të martën me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për gjetjen e zgjidhjeve për plotësimin e kërkesave të studentëve. Rama konfirmoi se me nisjen e vitit të ardhshëm do të rekutohet tarifa e pagesës së studentëve në programin e studimeve bachelor.

Kryeministri tha se në nisje të vitit të ardhshëm, Qeveria do të mbulojë krejtësisht tarifën e shkollimit për kategorinë e personave të verbër, ndërsa vitin e parë do të ketë përgjysimin të tarifave për të gjithë studentet, por vitin e dytë, ata duhet të kenë rezultate të larta, që ta përfitojnë atë. Rama tha se taksapaguesit nuk do paguajnë për studentë që nuk kanë rezultate.

Në takim nuk munguan edhe replika mes Kryeministrit dhe studenteve.

Kryeministri Rama u shpreh në takim, se është i gatshëm të zgjidhë me dialog 8 kërkesat e  studentëve, që prej 15 ditësh protestojnë, duke braktisur auditorët. Duke i dhënë përgjigje akuzave, kreu i qeverisë, mohoi se Qeveria ka financuar universitetet private. “Jo vetëm që nuk është dhënë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për universitet private, por as edhe ligji i ‘Arsimit të lartë’, nuk e ka këtë gjë. Ligji nuk hap rrugë për financimin publik të universiteteve private”-tha Rama.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, zhvilloi një tjetër takim me studentë dhe pedagogë në Fakultetin e Gjeologji dhe i Minierave.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com