KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përgjohet ndihmësi i fushatës së Trump

Përgjohet ndihmësi i fushatës së Trump

Hetuesit amerikanë kanë përgjuar ish-drejtorin e fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort nën urdhëra sekrete të gjykatës para dhe pas zgjedhjeve. Lajmi bëhet i ditur nga CNN që citon burime pranë hetimeve. Media amerikane e cilëson si një hap shumë të madh këtë ngjarje në të cilën është përfshirë zyrtari i lartë i fushatës. Tashmë Manafort është në qendër të hetimit rreth ndikimit të Rusisë në zgjedhjet presidenciale. Disa burime të mediave amerikane bëjnë me dije se kundër ndihmësit të presidentit amerikan, Donald Trump mund të ngrihet një akuzë. Disa nga informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane përfshijnë komunikime që kanë ngjallur shqetësime tek hetuesit pasi Manafort ka nxitur Rusët të ndihmojnë në fushatë. Ekipi i prokurorit special Robert Mueller, i cili po drejton hetimet lidhur me përfshirjen e Moskës në zgjedhje, është informuar me detajet e këtyre komunikimeve. Mësohet se përgjimet ndaj Manafort kanë filluar në 2014, kohë në të cilën ai po hetohej nga FBI. Gjatë këtij viti agjentët federalë kanë kryer një kontroll në shtëpinë e Manafort në Virxhinia. Ne atë operacion mendohet të jetë sekuestruar dhe një hard disk që mund të përmbajë informacione kompromentuese. Manafort është një prej disa këshilltarëve të ngushtë që ndihmoi presidentin Donald Trump të fitonte zgjedhjet e 2016.

Sicred