KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përgjaket Sri Lanka
Sri Lanka, ulet numri i viktimave nga sulmet vetvrasëse

Përgjaket Sri Lanka

Përgjaket E diela e Pashkëve në Sri Lanka. Mbi 137 persona jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele. Por pritet që numri i viktimave të rritet në orë në vijim.
Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa, të gjitha në kryeqytetin Colombo.
Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve. Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale. Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës. Por thuhet se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.
Presidenti Maithripala Sirisena nëpërmjet një deklaratë ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.
Ndërsa në në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraweera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” duke vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”.

Sicred