KRYEFAQJA » LAJME » Përgatitësi atletik i Luftëtarit, Kostas Koltsidas
Shije e hidhur në Europë e parë të Luftëtarit

Përgatitësi atletik i Luftëtarit, Kostas Koltsidas

Vendi i tretë i Luftëtarit në renditjen e kategorisë superiore nuk është i rastësishëm. Edhe pse e nisi jo mirë kampionatin megjithëse kishte në përbërje lojtarë mjaft cilësorë, duket se drejtimi nuk ishte i tillë. Në këto kushte në krye të bluzinjve vjen trajneri Hasan Lika dhe një staf mjaft I përgatitur, duke filluar nga përgatitësi atletik ashtu edhe trajneri i portierëve. Lojtarët ishin të mirë por rezultatet nuk po vinin. Një nga pikat kryesore ku duhej ndërhyrë ishte përgatitja fizike. Për këtë filloi puna e programuar me përgatitësin atletik, Kostas Koltsidas, i cili më parë ka qenë edhe në ekipe të tilla në Greqi si: Aek, Hostiras, Panionios. Por ka punuar edhe në ekipe të kategorisë së dytë në Gjermani dhe Itali. Kostas shprehet : “Ndryshimi në ekipin e Gjirokastrës filloi që nga përgatitja fizike. Kjo sepse çdo staf drejtues kërkon që të ketë në dispozicion një ekip të fortë fizikisht. Baza që një skuadër të arrijë rezultate të mira është se duhet të ketë futbollistë të përgatitur.” Pyetjes nëse kjo është hera e parë që në stafin drejtues të ekipit të Luftëtarit është edhe një përgatitës atletik, ai i përgjigjet: “Po. Kjo është hera e parë që ekipi i Luftëtarit ka një përgatitës atletik. Stërvitja bëhet me metoda bashkëkohore, e ndarë sipas reparteve dhe lojtarëve në veçanti, sipas nevojave të tyre. Sepse jo çdo lojtar mund të marrë ngarkesën si gjithë të tjerët. Ushtrimet janë alternuar në mënyrë të tillë që të mbahet trupi i freskët, të mos ketë kontraktime apo shqetësime muskulore. Kjo është e ndërthurur edhe me një program të përcaktuar ushqimor.” Por çfarë mangësish gjeti te skuadra e Luftëtarit, Kostas?”Futbollistët ishin të stërvitur, nuk mund të them qeë nuk ishin. Por që kur kam ardhur, gjëja e parë që kemi bërë ka qenë rritja e ngarkesë fizike atletike. Kemi punuar shumë me rezistencën.” Pas këtyre muajve që stërvit ekipin, përgatitësi atletik, Koltsidas, është i bindur se Luftëtari mund të përballet denjësisht me ekipet e mëdha evropiane, pa patur probleme nga ana fizike. “Besoj se lojtarët tanë janë të gatshëm nga ana fizike për t’u përballur me çdo kundërshtar në kupat e evropës. Këtë e pamë edhe në fazën përgatitore që zhvilluam në Turqi gjatë pushimeve të dimrit, ku u përballëm pa probleme me skuadra të nivelit të lartë si trabzonspor, malatiaspor dhe nuk kishin asnjë ndryshim nga ana e përgatitjes fizike.”

Sicred