KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brexit/ Ngecin negociatat

Brexit/ Ngecin negociatat

Pas raundit të pestë të bisedimeve mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së madhe, Kryenegociatori europian për Breksit, Mishen Barnier, u shpreh sot se nuk ka patur progres të mjaftueshëm për të ecur drejt fazës tjetër të bisedimeve për Breksit, ashtu siç kërkon Britania e madhe. – Kemi punuar nën një frymë konstruktive këtë javë dhe kemi qartësuar disa çështje, por nuk kemi bërë ndonjë hap të madh përpara, – u shpreh Barnier në një konferencë për shtyp me sekretarin britanik Dejvid Dejvis pas përfundimit të bisedimeve. Zoti Dejvis theksoi se nuk kishte patur progres të mjaftueshëm për t’i rekomanduar Këshillit Europian që të fillonte negociatat për tregtinë, pasi nuk ishin mbyllur akoma çështjet e faturës financiare të divorcit. Zoti Barnier theksoi se deklarata e kryeministres britanike Tereza Mei se vendi i saj do të respektonte detyrimet financiare ishte i rëndësishmëm. Por ai gjithashtu tha se nuk ka patur negociata mbi këtë çështje gjatë javës së fundit, pasi Britania nuk ishte gati për të treguar sesi do të paguante. Megjithatë, shtoi ai, jam i bindur se vullneti politik do të mundësojë ta arrijmë këtë brenda dy muajve të ardhshëm.

Sicred