KRYEFAQJA » LAJME » Përfundon proçesi i evidentimit të subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet në jug të vendit
Banorët e Hoxharës ankohen: Po abuzohet me listat e të përmbyturve!

Përfundon proçesi i evidentimit të subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet në jug të vendit

Ka përfunduar proçesi i evidentimit të subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet në jug të vendit. Grupet e punës së konstatimit për evidentimin e dëmit të shkaktuar të Bashkisë Fier verifikuan dëmet e krijuara nga përmbytja e Vjosës në fshatrat Ferras, Pishë, Qarr, Martinë, Boçovë, Bashkim, Kashisht dhe Hambar. Konstatimi për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes së Vjosës u krye vetëm në banesa. Nuk u përfshinë në verifikim për konstatimin për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes nga lumi Vjose fermat bujqësore dhe ato blegtorale. Burime nga Bashkia e Fierit u shprehën se legjislacioni në fuqi nuk parashikon konstatimin për evidentimin e dëmeve si pasojë e përmbytjes në kulturat bujqësore dhe në blegtori. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Fier, Artur Bogdani tha se deri tani nuk ka ndonjë urdhër për kryerjen e verifikimeve dhe konstatimeve të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja e Vjosës në kulturat bujqësore dhe në blegtori. Dhjetëra fermerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kultivimin e luleshtrydhes në fshatin Kafaraj dhe Çerven pretendojnë se u janë shkaktuar dhjetëra mijëra euro dëme si pasojë e përmbytjes.

Sicred