KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalunja u kërkoi falje personave të plagosur
pavaresia, katalonies, madriti, princi filip,

Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalunja u kërkoi falje personave të plagosur

Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalunja u kërkoi falje personave të plagosur gjatë përpjekjeve të policisë për të penguar referendumin e së dielës. Megjithatë, ai fajësoi qeverinë katalanase për organizimin e votimit të paligjshëm. “Kur shoh imazhet e përleshjeve nuk mund të mos kërkoj falje në emër të efektivëve që ndërhynë”, tha ai duke u bërë kështu i pari zyrtar i qeverisë “Rajoy” që kërkon ndjesë pas përleshjeve që shkaktuan gati 900 të plagosur, mes të cilëve 33 policë. Ndërkohë, qeveria e Madridit lëshoi një dekret për ta bërë më të lehtë zhvendosjen e zyrave të kompanive jashtë Katalunjës. Pavarësisht paralajmërimeve të Mbretit Felipe VI, e gjithashtu ndërkombëtarëve, Katalunja duket e vendosur për ta çuar deri në fund projektin e saj të pavarësisë. Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi seancën paralamentare të së hënës në Katalunjë, gjatë së cilës pritej të shpallej pavarësia e njëanshme, ministri rajonal për Punët e Jashtme, Raul Romeva  tha se Parlamenti do të mblidhej dhe debati për pavarësinë do të zhvillohej. Presidenti katalanas, Carles Puigdemont  ka vendosur ta shpallë pavarësinë të martën, një ditë më vonë nga ç’pritej

Sicred