KRYEFAQJA » LAJME » FAO: Fëmijët shqiptarë probleme me ushqyerjen
Përfaqësuesi i FAO-s , kequshqyerja, obeziteti, femijet obeze,

FAO: Fëmijët shqiptarë probleme me ushqyerjen

Shqipëria është një nga vendet e prekura nga barra e trefishtë e kequshqyerjes së fëmijëve vlerëson Organizata Botërore e Ushqimit, (FAO). Sipas saj fëmijët shqiptarë vuajnë nga mugesa e ushqimit, mungesa e ushqimeve të shëndetshme, por edhe nga mbiushqyerja. Gjithnjë sipas Organizatës Botërore të Ushqimit,  17.4 përqind e fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri të plotë, dhe dy përqind e tyre jetojnë në familje pa të ardhura, çka e bën të pamundur një mirëushqyerje të tyre. Por në ekstrem rreth 39.6 përqind e fëmijëve nën pesë vjeç vuajnë nga obesiteti, si pasojë e dietave jo të balancuara ushqimore që iu ofrohen atyre. Ndërkohë mungesa e jodit është një problem nga i cili vuajnë 91 përqind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç, dhe 19 përqind e fëmijëve të moshës parashkollore vuajne nga mungesa e vitaminës A.

Sipas përfaqësuesit të FAO-s për Shqipërinë, Rajmund Jehle, këto probleme kanë nevojë për adresim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare: “Ka lindur nevoja për ofrimin e një diete të balancuar, dhe për këtë duhet rritur edukimin mbi ushqimin. Aktualisht po ofrohet një program i tillë që rrit ndërgjegjësimin për dieta të balancuara mes fëmijëve të moshës shkollore. Ekzistojnë gjithashtu mundësira të tjera si është pasurimi i produkteve ushqimore. Në SHBA përshembull, qumështi pasurohet duke i shtuar mikro-ushqyes dhe kjo është një masë që mund të merret nga qeveria shqiptare.” Një tjetër mundësi për adresimin e keqyshqyerjes së fëmijëve, sipas përfaqësuesit të FAO-s është edhe projekti për ofrimin e ushqimeve bio për femijët e shkollave, i cili pritet të startojë në disa shkolla pilot të Shqipërisë në fillim të vitit tjetër. “Ky është një problem domethënës por duhet theksuar se Shqipëria në këtë rast nuk është një rast specifik sepse ky fenomen është në rritje në të gjithë rajonin.”

Sicred