KRYEFAQJA » LAJME » Përdorimi i paneleve diellore për të ulur kostot e institucioneve

Përdorimi i paneleve diellore për të ulur kostot e institucioneve

Përdorimi i  paneleve diellore për kursimin e energjisë  në godinat publike nga Shkodra deri në Sarandë, krijon kushtet që të ulet me 70% nevoja për energji për ngrohje. Kështu u shpreh ministri i energjisë dhe infrastrukturës Damian Gjiknuri. Sipas ministrit, përdoririmi i panelave diellore është mënyrë për të kursyer energjinë elektrike .

Ministri Gjiknuri ishte në Vlorë ku inspektoi implementimin e projektit të mbështetur nga PNUD-i për vendosjen e paneleve diellore për nevojat e ujit të ngrohtë në godinat publike në Shqipëri dhe një prej tyre është edhe Kopshti Nr. 10 në Vlorë, në të cilin është instaluar një sistem termik diellor. Deri më tani është bërë e mundur të financohen dhe instalohen sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë pranë më shumë se 55 institucioneve publike në Shkodër, deri në Sarandë.

Sicred