KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përditësohet numri i viktimave të Puerto Rikos

Përditësohet numri i viktimave të Puerto Rikos

Një vit pasi Uragani Maria shkatërroi Puerto Rikon, zyrtarët e ishullit amerikan bënë sot të ditur se numri i iviktimave që humbën jetën si pasojë e dukurisë natyrore është 2975. Bilanci i rishikuar është gati 50 herë më i lartë sec ishte vlerësuar fillimisht. Governatori Rikardo Roselo pranoi gjetjet e fundit pas një hetimi të ndërmarrë në mënyrë të pavarur. Që nga shtatori i vitit të shkuar, kur Maria goditi ishullin, ky i fundit  po lufton për të riparuar infrastrukturën dhe rrjetin e tij të furnizimit me energji elektrike dhe ndërkohë i ka kërkuar Kongresit amerikan fonde që kapin vlerën e  rreth 139 miliardë dollarëve. – Po jap urdhër që të përditësohet numri zyrtar i vdekjeve në 2975. Megjithëse ky është një vlerësim, ai ka një bazë shkencore, – bëri të ditur guvernatori Roselo. Në një deklaratë për mediat, shtëpia e Bardhë bëri të ditur se qeveria federale mbështeste përpjekjet e governatorit për të siguruar transparencë të viktimave. Presidenti Donald Tramp ndërkohë është kritikuar se ka vlerësuar përgjigjen e qeverisë federale për ishullin e shkatërruar në javët që pasuan stuhinë. Kritkiët e kanë akuzuar se ai ka treguar më shumë shqetësim për banëret  e Teksasit dhe Floridas që u goditën gjithashtu nga uraganët, se sa për Puerto Rikon.

Sicred