KRYEFAQJA » LAJME » Përcillet në Shkodër një nga viktimat e Urës “Morandi”

Përcillet në Shkodër një nga viktimat e Urës “Morandi”

Admir Bokrina, i riu shqiptar që humbi jetën në tragjedinë e Urës Morandi në Xhenova javën e kaluar, është përcjellë për në banesën e fundit në Oblikë të Shkodrës. Familjarë, të afërmit e miqtë e tij i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 32-vjeçarit .
Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por për këdo që e njihte Admirin, i cili emigroi në moshë të re. Mes atyre që po i jepnin atij lamtumirën e fundit në vendlindje ishin edhe miq të tij nga Italia.
Së bashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri i cili ndodhej në të njëjtën makinë teksa ishin duke shkuar për në punë.Ura “Morandi” u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali ku humben jeten të paktën 43 persona.

Sicred