KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përcillet mjeshtri i muzikës Aleksandër Lalo

Përcillet mjeshtri i muzikës Aleksandër Lalo

Të afërm, miq, kolegë e dashamirës i dhanë të hënën me dhimbje lamtumirën e fundit kompozitorit të mirënjohur Aleksander Lalo. Në homazhet në nderim të tij, organizuar në hollin e RTSH, mbërritën me qindra ngushellime e kurora lulesh. Por nuk munguan as lotë dhimbjeje për humbjen jo vetëm të kompozitorit të madh, por edhe të njeriut me shpirt të madh e njeherësh kritikut të paepur për t’i dhënë vlerë artit shqiptar.
Ngushellime për humbjen e parakohshme të Aleksandër Lalos janë përcjellë edhe përmes rrjeteve sociale.
Presidenti Ilir Meta cilëson ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar Aleksandër Lalo një humbje për botën e muzikës dhe kulturës ndërsa shton se veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë .
Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij ngushellues shkruan:”Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima”.
Edhe kreu demokrat Lulzim Basha pas homazheve në nderim të kompozitorit Lalo, përcolli një mesazh dhimbjeje për humbjen e tij: “Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion.
Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre.
Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada. Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty . shkruan kreu demokrat Basha në mesazhin e tij.

Sicred