KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përcillet mes lotëve mjeshtri i humorit Fadil Hasa

Përcillet mes lotëve mjeshtri i humorit Fadil Hasa

Qindra qytetarë nga Durrësi dhe e gjithë Shqipëria i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur të humorit Fadil Hasa. Homazhet në nderim të figurës së tij kanë nisur në orën 10 në hollin e teatrit Aleksandër Moisiu ku aktorë nga i gjithë vendi kanë kryer homazhe. Vlerësime për aktivitetin e tij kanë dhënë edhe drejtues vendorë, deputetë si dhe figuara të shquara të skenës shqiptare. Ish regjisori i estradës së Durrësit Haxhi Rama është shprehur se me ikjen e  Fadil Hasës në kemi humbur diçka nga vetja jonë. Një kurorë e veçantë ka mbërritur edhe nga RTSH si vlerësim për kontributin e veçantë të Hasës në televizionin publik ndër vite. Për të kryer homazhe në Durrës ka qenë edhe ish kryetari i PD Sali Berisha si dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Fadil Hasa njihet si një prej përkrahësve më të flaktë të së djathtës shqiptare dhe PD.

Sicred