KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përcillet ish zonja e parë e Amerikës Barbara Bush
Përcillet ish zonja e parë e Amerikës Barbara Bush

Përcillet ish zonja e parë e Amerikës Barbara Bush

U përcoll dje për në banesën e fundit ish-zonja e parë Barbara Bush. Matriarkja e një dinastie politike që përfshiu dy presidentë amerikanë, bashkëshortin e saj Xhorxh HW Bush dhe djalin e saj Xhorxh W Bush, tashmë do të prehet në një parcelë në mjedise. Ish presidentë, pronarë picerish dhe historianë ishin mes 1500 personave që morën pjesë në ceremoninë funebre që u zhvillua në Kishën Episkopale Shën Martin të Hjustonit. Zonja Bush ndërroi jetë të martën që lamë pas në moshën 92 vjeçare. Ajo kishte kohë që vuante nga problemet shëndetësore dhe së fudmi kishte refuzuar të merrte trajtim spitalor.
I biri, Xheb Bush, ish governator i Floridës, shkaktoi të qeshura në turmë kur po lexonte fjalimin e lamtumirës në kishën ku prindërit e tij luteshin që nga vitet 1950. Kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2016, Xheb u shpreh se e dinte se çfarë do t’i thoshte mamaja nëse do të kishte qenë pranë tij gjatë fushatës. “Bjeri shkurt dhe mos u qaravit”, do të ishin mes këshillave të saj. Ndërkohë që historiani dhe shkrimtari Xhon Miçam dhe shoqja e saj Susan Bejkër, gjithashtu ndanë histori për gjuhën e ashpër në zonjës Bush, devotshëmrinë për familjen dhe humorin e saj tërheqës.

Sicred