KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përcillet Ilia Terpini, një ndër kinoperatorët e parë shqiptarë
Përcillet Ilia Terpini, një ndër kinoperatorët e parë shqiptarë

Përcillet Ilia Terpini, një ndër kinoperatorët e parë shqiptarë

Bota e kinematografisë shqiptare i ka dhënë mes dhimbjes lamtumirën e fundit Ilia Terpinit, një ndër kinoperatorët e parë të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ai u nda nga jeta para pak ditësh në Francë pas një sëmundjeje të rëndë.
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar përveç familjarëve kanë mbërritur njëri pas tjetrit edhe kolegët e artëdashësit e mbi 42 filmave artistikë dhe 150 dokumentarëve, në titrat e të cilëve pranë kamerës gjendet emri i “Artistit të Merituar” dhe “Mjeshtrit të madh”, Ilia Terpini. Por veç të tjerash Ilia do të mbahet mend se deri në moshën 83-vjeçare ishte ende me kamera në dorë e me projekte për të realizuar, ashtu siç dinte ai me dashamirësi e fjalëëmbël me të gjithë.

Sicred