KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përcillet gazetarja Dibra

Përcillet gazetarja Dibra

Suzana Dibra tashmë nuk do të flasë më nga Radio Shkodra, por zëri i saj i dashur do të mbetet në kujtimet e të gjithë radiodëgjuesëve. Të afermit, miqtë, kolegët dhe admiruesit e saj e nderuan sot me përshpirtje Suzanën, pikërisht në Radiu Shkodra, atje ku ajo nisi karrierën si folëse 40 vite më parë. Homazhet në nderim të gazetarës u zhvilluan në hollin e Radio Shkodrës. Kolegët dhe miqtë e vjetër të Suzanës, ndërsa e përcillnin sollën kujtime të paharruara. Zëvëndës drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Martin Leka tha se fakti që Suzana kaloi 40 vite në këtë institucion tregon punën e saj të vullnetshme dhe pasionin për mikrofonin.

Ndarja e parakohëshme nga jeta e Suzana Dibres është një dhimbje dhe humbje e madhe jo vetëm për të afërmit e kolegët e Radio Shkodrës, por edhe për shumë nga dëgjuesit që tashme do t’u mungojë zeri i saj i veçantë. Zef Çoba muzikant i njohur, mjaft i prekur tha se “Suzana ishte shoqja jonë, qytetare e devotshme, Suzani ishte forca e Radio Shkodrës”. Për kryeredaktorin e Radio Shkodrës Adrian Hoti, lidhja e Zanës me Radio Shkodrën ishte e dyfishtë. “Jo vetëm Zana kish nevojë për Radion, por edhe Radio kish nevojë për Zanën, për zërin dhe përkushtimin e saj” tha zoti Hoti, i cili e ka patur të ndjerën kolege në edicionet informative. “Duket se ikja e saj ishte dhe plotësimi i një dëshire”, tha gazetari Hoti. “Dua të punoj deri ditën e fundit” shprehej vazhdimisht Suzana Dibra.

Gazetarja e Radio Shkodrës, u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 62 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi mbërriti në Radio Shkodra, ndërsa Suzanën po e prisnin për edicionin e lajmeve të orës 12.00.

Sicred