KRYEFAQJA » LAJME » Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës
Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës

Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës

Një cermoni e rëndë varrimi është zhvilluar të shtunën në fshatin Resulaj të Selenicës. Mes dhimbjes dhe lotëve, banorët e tij ju kanë dhënë lamtumirën e fundit 8 bashkëfshatarëve të tyre, viktima të një masakre gati të padëgjuar dhe që do të mbahet mend gjatë. Një ditë më parë 24 vjeçari Ridvan Zykaj, në kushte depresioni ka goditur me armë dhe ka vrarë pjestarët e tre familjeve, mes tyre gra dhe fëmijë. “Kjo dhimbje është e madhe dhe shumëfishtë qoftë dhe për pamundësinë tonë për ta parandaluar” tha një zyrtar lokal i Bashkisë së Selenicës. Në një gjest dhimbjeje dhe solidariteti bashkia ka vendosur të mbulojë shpenzimet e cermonive të përcjelljes së 8 viktimave në një vlerë 1.2 milionë lekë. Autoritet tashmë kanë ndaluar autorin dhe po hetojnë mbi arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë një akt të tillë.